21:41 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fevziu e thotë hapur: Konflikti mes Frangajt dhe Bashës solli largimin e Shkullakut

11:01 | 19/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Fevziu e thotë hapur: Konflikti mes Frangajt dhe Bashës solli largimin e Shkullakut

Kur është pyetur nëse ka një ndryshim të linjës editoriale të Tv Klan pro qeverisë Fevziu tha se prej kohësh ka një moment të tensionuar mes Frangaj dhe Bashës. Kjo sipas Fevziut është edhe shkaku kryesor i largimit të Shkullakut, një tension që ndihet në ajër.

Më pas ai është shprehur se nuk do të japë më shumë përgjigje rreth këtij konflikti, pasi duhet të jenë vetë protagonistët ata që kanë një mendim më të saktë për këtë.

‘’Ka një moment të tensionuar në raportin mes Aleksandër Frangajt dhe Lulzim Bashës. Të paktën me aq sa di unë. Ky tension solli edhe largimin e Shkullakut. Bëhet fjalë për një përplasje më të hershme që ka kulmuar me debatin për liçensën e ABC Neës që PD nuk e votoi. Por nuk dua të hyj në këtë debat sepse nuk është një debat që sqarohet në një intervistë. Le të flasin vetë protagonistët.

Nuk besoj dhe shpresoj që ky raport nuk do transferohet në një problem mes PD dhe Klanit. Përtej kësaj unë besoj se ka edhe një tentativë për t’i dhënë më shumë peshë kësaj teze mbi ndryshimin e politikës editoriale. Por nuk është krejt ashtu. Kush është Tv Klan? Ku shihet ky ndryshim? “Opinion” ruan po atë raport që ka pasur, madje jua them me siguri që opozita gjithnjë është më e favorizuar.

Pa e cënuar etikën profesionale, e kam bërë me bindje këtë gjë sepse kjo opozitë është në ditët e saj më të vështira. Nuk ka thuajse asnjë lloj pushteti lokal, thuajse asnjë media të madhe krejt pro saj dhe shumë pak hapësirë politike. Nuk po i hyj e kujt është përgjegjësia, por po them se cili është realiteti. Shihni se sa hapësirë ka pasur Kryetari i PD në raport me Kryeministrin në opinion në 3 vitet e fundit. Emisioni “Stop” vijon të jetë përditë kritik. “Zonë e Lirë” e Arian Çanit nuk mund të thuash që është pro qeverisë. Emisionet e tjera s’kanë përqasje politike.

Ndaj them se ky është një ansambël personash që i bëjnë mirë emisionet e tyre sepse kjo është jeta dhe karriera e tyre. Shpresoj që nuk do ketë ndryshim dhe është në dinjitetin tonë që Klan të ruajë po atë vijë editoriale që ka pasur. Për hir të së vërtetës deri tani, presion unë nuk kam ndjerë’’, ka sqaruar ai. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bashafevziufrangajshkullaku
Pas

Lady Gaga në prova dhe për Super Bowl-in, polemikat rreth këngëtares (FOTO)

Para

5 gazetarët e shkarkuar, asnjë privilegj nga fronti mediatik

Para
5 gazetarët e shkarkuar, asnjë privilegj nga fronti mediatik

5 gazetarët e shkarkuar, asnjë privilegj nga fronti mediatik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.