08:01 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Fevziu: Mund të ketë një marrëveshje brenda 48 orësh, afati i fundit data 23 korrik

20:02 | 15/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Vrasës me pagesë për të eleminuar Bashën, plan për destabilizimin e Shqipërisë”, trondit Fevziu

Blendi Fevziu ka shkruar sot mbi takimin e  Hoyt Yee duke u shprehur se mendon që  Yee po bën një përpjekje të kujdeshme për të gjetur një zgjidhje dhe nëse kjo përpjekje do të rezultojë e suksesshme mund të ketë një marrëveshje brenda 48 orësh.

“Po, Yee po bën një përpjekje të kujdeshme për të gjetur një zgjidhje dhe nëse kjo përpjekje do të rezultojë e suksesshme mund të ketë një marrëveshje brenda 48 orësh. Yee ka takuar njëri pas tjetrit Ramën dhe Metën dhe mënjëherë pas tyre edhe Bashën. Basha dhe Yee kanë qëndruar kokë më kokë për afro 30 minuta dhe më pas, për thuajse një orë ka vijuar takimi në prani edhe të aleatëve. Nuk ka detaje nga biseda Basha – Yee, ajo kokë më kokë, por gjatë të dy takimeve Yee ka këmbëngulur në gjetjen e zgjidhjes në dy paketa: Ajo e afruar më 25 Prill nga McAllister dhe ajo e ofruar në takimet me e presidentit Nishani nga Rama. Padyshim që paketa McAllister do të jetë baza, por ajo mund të rishihet në disa detaje. Sipas kushtetutës afati i fundit ligjor është data 23 korrik. Pra shtyrja, logjikisht mund të variojë nga 18 në 23 Korrik. Por më e mundshmja është data 16 korrik e propozuar nga McAllister. Mësohet se Yee ka pasur edhe një telefonatë të gjatë me ish liderin e PD, Sali Berisha. Përmbajtja e bisedës nuk dihet, por me siguri, ata besojnë se Berisha mund të luajë një rol për ta shtyrë Bashën drejt marrëveshjes”,-shkruan Fevziu.

“Ajo që nuk vërtetohet dot është nëse Yee ka biseduar me Ramën për paketën McAllister dhe nëse ky i fundit është i gatshëm për të? Dhjetë ditë më parë, Rama e refuzoi këtë paketë, duke deklaruar se ajo nuk ishte më e vlefshme. Por nëse ai e refuzoi tek Nishani, vështirë se do ta refuzojë tek Amerikanët. Aq më tepër, që si Rama, ashtu edhe Basha, e dinë që ky është 24 ose 48 orshi i fundit. Nëse nuk do të ketë konsensus, SHBA do të dalë me një deklaratë publike, përmbajtja e së cilës me siguri i është bërë e qartë në vija të përgjithshme liderëve, por nuk kemi më shumë informacione.

Pra me gjasë, Yee do japë kohë deri nesër mbasdite kur largohet nga Shqipëria, ose maksimumi të mërkurën pas mesditës”,-shkruan ndër të tjera Fevziu.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: blendi Fevziu
Pas

Taulant Balla në Belsh, zbulon çfarë do të ndodhë me opozitën pas 18 qershorit

Para

Paketa McAllister rikthehet në tavolinë, Yee i lë Bashës 24 orë afat për t’u përgjigjur

Para
Yee në zyrën e Ramës, Basha vijon axhendën te çadra (DETAJET)

Paketa McAllister rikthehet në tavolinë, Yee i lë Bashës 24 orë afat për t’u përgjigjur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”! Flamur Noka njofton strukturat e PD para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme

Sot takimi vendimtar në Stamboll! Ukraina kërkon paqe pa kushte, Rusia dërgon delegacionin për raundin e dytë

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.