20:56 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fevziu: Si krijoi ngërçin për negociatat Sigmar Grabiel dhe çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

18:24 | 17/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fevziu: Zgjedhja e presidentit është tallava politike, flitet edhe për Metën

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një shkrim në lidhje me deklaratat e minstrit të jashtëm gjerman, Sigmar Grabiel. Fevziu duke përmendur deklaratat e sotme të ministrit të Jashtëm gjerman thotë sipas një rënditje të tij,  se e dyta ku ministri gjerman shprehet:  Askush nuk e kupton në Gjermani dhe në Europë pse pak para zgjedhjeve, kërkohet qeveri teknike, kjo është e pakuptueshme. Interesi kombëtar i një opozite nuk mund të jetë kaosi”, sipas Fevziut ka krijuar një lloj ngërçi me atë që pritet të ndodhë javën e ardhshme. Madje sipas tij edhe McAllister, i  ftuar si ndërmjetës për të gjetur një zgjidhje mes palëve, i ka mbyllur edhe një derë ndërmjëtësimit të tij kjo deklaratë. 

SHKRIMI I PLOTË:

E ka lënë mënjanë diplomacinë dhe ka folur me tone të ashpra kryediplomati gjerman në Tiranë. Sigmar Gabriel, që mban njëkohësisht postin e zëvendëskancelarit dhe që njihet edhe si një ndër figurat kryesore të Partisë Socialdemokrate ka bërë disa deklarata të paralajmëruara edhe më herët nga disa gazetarë, por që në Tiranë kanë sjellë një situatë të re. I pyetur për protestën e opozitës ai ka deklaruar:

“…Kush bojkoton parlamentin që të pengojë reformën në drejtësi, i bën dëm vendit dhe reputacionit të Shqipërisë.

I bëj apel atyre që e kanë çuar Shqipërinë në udhëkryq. Udhëkryqi është reforma në drejtësi, zbatimi i saj dhe i një rruge më të komplikuar.

Elitat politike dhe ekonomike për shkak të interesave të tyre synojnë ndalimin e rrugës drejt Bashkimit Europian. Çështja është, do vazhdojmë drejt BE-së apo do të vendosim në krye interesat e elitave lokale?

Kush dëshiron të shkojë i sigurt drejt BE, të punojë të konsolidohet ligjet dhe parlamentit. Kush nuk e bën këtë, ai e largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian”

Por kjo nuk ishte deklarata më e fortë e Gabriel. Duke ju referuar kërkesës së opozitës për qeveri teknike ai ka shtuar:

“Askush nuk e kupton në Gjermani dhe në Europë pse pak para zgjedhjeve, kërkohet qeveri teknike, kjo është e pakuptueshme. Interesi kombëtar i një opozite nuk mund të jetë kaosi”.

Deklarata e dytë e Gabriel ka krijuar një lloj ngërçi me atë që pritet të ndodhë javën e ardhshme. Duke ju referuar burimeve tona, në datat 24 apo 25 Prill pritet të vijë në Tiranë David McAllister, një politikan gjerman, anëtar i partisë së Kancelares Merkel. McAllister është ftuar si ndërmjetës për të gjetur një zgjidhje mes palëve, nisur edhe nga fakti që ai është zëvendëspresident i Partive Popullore Europiane dhe Kryetar i Komitetit të Çështjeve Europiane në Parlamentin Europian. McAllister mund të kishte mbërritur në Tiranë më herët, por ai kishte konfirmuar një vizitë pune në Pakistan dhe për këtë arsye vizita në Tiranë u shty për thuajse një javë. Gjatë kësaj jave supozohej të mos kishte zhvillime. Burime të besueshme i kanë thënë opinion.al se McAllister nuk dëshiron që vizita në Tiranë të jetë një përpjekje e pafrytshme. Pra një dështim, apo thjeshtë një vizitë rutinë. Ai do së pari që palët përafrojnë qëndrimet dhe të gjendet një zgjidhje e ndërmjetme. PD ka deklaruar gjithnjë javët e fundit që ajo ulet në një tryezë vetëm nëse opsioni i Qeverisë teknike është i hapur. Madje Basha ka qenë edhe më konkret kur ka thënë që pranon të flasë vetëm për modalitetet e qeverisë teknike. Por nëse një tjetër gjerman, madje kryediplomati i saj, Gabriel, bën një deklaratë të tillë, duket se negociata mes palëve vështirësohet mjaft. Nëse Gabriel deklaron se Qeveria Teknike është e pakuptueshme për Gjermaninë dhe Europën, ai me gjasë i ka mbyllur një derë ndërmjëtësimit të McAllister. Pas kësaj, negocimi do jetë më i vështirë dhe shanset që të dështojë më të mëdha. Madje nuk dihet nëse në këto rrethana ai do ta pranojë rolin e ndërmjetësuesit. Aq më tepër që si Gabriel ashtu edhe McAllister do flasin në emër të Kancelares Merkel.

A kanë rakorduar mes tyre politikanët e Gjermanisë dhe a ka ndonjë ndryshim në orët e fundit? Vështirë që t’i japësh përgjigje kësaj pyetjeje që duket se do marrë përgjigje vetëm javën e ardhshme!

(J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: blendi Fevziu
Pas

“Transformimi i sheshit ‘Skënderbej’ shkatërron historinë e Tiranës”

Para

“I kishte të gatshme përgjigjet diplomati gjerman? Kaq pa mend i është dukur protesta e opozitës?”

Para
Në çadër, për 4 pyetje të shpejta me Nevila Xhindin: Çfarë mendon për vendimin e Metës (INTERVISTA)

"I kishte të gatshme përgjigjet diplomati gjerman? Kaq pa mend i është dukur protesta e opozitës?"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.