Gazetari, Blendi Fevziu ka komentuar qeverinë “Rama II”
I ftuar në emisionin Kolaudim, ai ka shprehur në maksimumin pakënaqësitë e tij për qeverisjen aktuale. Ndërsa pyetjes se me çfarë note e vlerëson legjislaturën “Rama 2”, ai u përgjigj shkurt duke thënë se “nuk i vë dot not sepse e kosideroi 0”.
Ndër të tjera ai u shpreh gjithashtu se qeveria Rama mund të bjerë edhe më përpara mbarimit të mandatit të saj, por mund të ketë edhe përmirësime apo ndryshime.
“Kjo qeveri e ka të pamundur të qeverisë, ose Rama duhet të shpikë një formulë të re në mënyrë që jetëgjatësia e tij si kryeministër të vazhdoj, po se cila do të jetë formula e re unë nuk di ta them. tha Fevziu.
(S.SH/Faxweb)