Një mjet me targa AA907OI “Fiat Panda” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës.
Drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç dërgohet me urgjencë ne spitalin e Lushnjes.
Mjeti ka dalë nga rruga në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë ne vendin e quajtur pishat e Babunjës.
Policia në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Sipas banorëve të zonës që e ndihmuan drejtuesin e mjetit të dilte prej tij, gjendja shendetesore nuk është e rëndë.
Kjo pjesë e rrugës për në Divjakë është piktoreske, por me shumë kthesa. Rreth një vit më parë një i ri humbi jeten kur mjeti i tij përfundoi në kanalin përbri rrugës.