12:22 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fidel Ylli: Nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla në Bllok, do të zbardhet shumë shpejt

17:00 | 05/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fidel Ylli: Nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla në Bllok, do të zbardhet shumë shpejt

Deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli ka deklaruar në ‘Fax News’ se ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Bllok është shumë e rëndë, por kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla në këtë zonë.

Ylli tha se po të shikosh shifrat nga viti në vit kemi një rënie të ngjarjeve të tilla dhe kjo tregon për një punë të mirë të policisë sipas tij.

“Po të shikosh shifrat e krimit nga viti në vit, shifrat janë në rënie. Por këto  janë ngjarje që ndodhin në gjithë botën. Janë gjëra që ndodhin. Nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në atë zonë”, tha Ylli.

“Mendoj se shumë shpejt do të zbardhet dhe do të merret vesh versioni i vërtetë. Janë ngjarje që nuk duhet të ndodhin por duhet të presim rezultatin e hetimit”, u shpreh Fidel Ylli.

I pyetur për rastin e Xhisiela Malokut, Fidel Ylli tha se ngjarja u politizua dhe se ishte vetë vajza që e kishte sqaruar se e kishte bërë denoncimin nga xhelozia. Deputeti socialist u shpreh se duhen pritur rezultatet e hetimit.

“Është një ngjarje dashurie, që vetë ajo e shfryu gjithë këtë, e provoi vetë, e bëra për xhelozi tha ajo, çfarë duhet t’i ngelet opozitës që merret me një fije bari, merret me Xhisielën me Babalen. Ky rast u politizua për të vetmin fakt se djali është i deputetit”, deklaroi Fidel Ylli.

Por ai shtoi se duhet pritur hetimi dhe politika të mos ndërhyjë.

“Është në hetim ky rast, kam ndjekur me vëmendje këtë proces. Kur dëgjova se edhe kryeministri tha se në rast se Taulant Balla ka shkuar në komisarit ky është fundi i botës, këtu unë nuk kam më çfarë të gjykoj.

Kjo është shashkë, e tha vetë ajo, nuk merren kaq shumë për raste të tjera, le të merret shteti more jo politika”, tha ai.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: fidel Ylli
Pas

Fotot/ U shpall në kërkim për vrasjen në ish-bllok, ky është i dashuri i Elvana Gjatës

Para

“Do ta shikojmë në zgjedhje!”, Fidel Ylli merr në mbrojtje Rexhep Rrajën: Babain e tij e njeh e gjithë zona

Para
Dhunimi i Xhisiela Malokut, ”arrest me burg” për Rexhep Rrajan, djalin e deputetit të PS-së

"Do ta shikojmë në zgjedhje!", Fidel Ylli merr në mbrojtje Rexhep Rrajën: Babain e tij e njeh e gjithë zona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet Kampionati Evropian U-17 në Shqipëri, Portugalia shpallet kampione

“Treni bullgar” në Pekisht, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve

Dështon për herë të 25-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Postimi tronditës kundër Melonit, profesori: E shkrova me Chatgpt, u kërkoj falje të gjithëve, kam frikë se do të pushohem nga puna

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi! Arrestohet operatori turistik

Akuza te “Ligjet’/ Dogjani ngre zërin: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa Ulliri

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

Zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë siguron të drejtat për rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë

‘Debat’ te Ligjet/ Dogjani: S’mund të miratojmë ligje false, njerëzit s’votuan të lirë! Bushka: Analizat e zgjedhjeve bëhen në parti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.