Pak minuta më parë, tre autoambulanca dhe forca policore, kanë shkuar brenda ambienteve të kompanisë koreane “YURA”, pasi dyshohet se janë asfiksuar persona nga lëndët kimike gjatë procesit të punës që kryhet brenda kësaj kompanie.
Kompania ushtron aktivitetin prej gati 5 vitesh dhe operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet.
Ndërkohë, grupi hetimor po merret me zbardhjen e ngjarjes.