Një banesë njëkatëshe në lagjen Sheq i Madh në Fier është përfshirë nga flakët.
Sipas raportimeve, dy mjete zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje për të shuar zjarrin. Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një ventilator i lënë ndezur. Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.