Gjykata e Fierit ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 88/ 2, në dëm të viktimes Namik Rustemi dhe dënimin e tij me 12 vite burgim.
Prokuroria kërkoi 10 vite burgim, por trupa gjykuese me kryesuese Klodiana Kryeziu dhe anëtare Noel Veizi dhe Alfred Konomi, vendosën dënimin e tij me 12 vite burgim.
Ndërkohë mbesa e viktimës pasi është shoqëruar nga policia, ka kundërshtuar daljen jashtë nga ambientet e gjykatëes dhe ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës.
Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës Namik Rustemi. Sipas dëshmive ai i dhunoi të moshuarit pasi nuk pranuan t’i shisnin alkool.