18:12 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fier/ Dhunonte bashkëshorten dhe ngacmonte seksualisht vajzën e saj, dërgohet për gjykim kryefamiljari

10:40 | 19/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fier/ Dhunonte bashkëshorten dhe ngacmonte seksualisht vajzën e saj, dërgohet për gjykim kryefamiljari

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin A.R., i akuzuar për dhunë në familje, keqtrajtim dhe ngacmim seksual ndaj një të miture. Hetimet nisën pas kërkesës së shtetases B.R. për urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortit të saj. Gjyqtari i çështjes vlerësoi se faktet e paraqitura përmbanin elementë të veprës penale dhe i referoi ato në prokurori.

Gjatë hetimeve, u provua se A.R. kishte ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte keqtrajtuar të miturën R.Ç., vajzën e gruas nga martesa e saj e parë. Veprimet e tij ndaj të miturës përfshinin sjellje të përsëritura keqtrajtuese, të cilat avancuan në ngacmim seksual.

Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzat për “Dhuna në familje”, “Ngacmim seksual” dhe “Keqtrajtim i të miturit”, të parashikuara nga nenet 130/a/4, 108/a/2 dhe 124/b/1 të Kodit Penal. Autoritetet theksuan angazhimin e tyre për të hetuar me shpejtësi dhe për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës për dhunën në familje, duke synuar parandalimin e rasteve të rënda që cënojnë sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve.

 

 

Njoftimi i prokurorisë:

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe keqtrajtonte e ngacmonte sekualisht të miturën, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin A.R

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.R. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Keqtrajtimi i të miturit’ parashikuar nga nenet 130/a/4, 108/a/2 dhe 124/b/1 të Kodit Penal.

Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1755 të vitit 2024, nisën pas shqyrtimit të kërkesës së shtetases B.R. ndaj bashkëshortit të saj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me objekt lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Në përfundim, gjyqtari i çështjes ka vlerësuar se faktet e referuara nga kjo shtetase përmbajnë elementë të veprës penale dhe për këtë shkak ka bërë referimin përkatës në prokurori.

Pas administrimit të referimit përkatës, organi i akuzës në bashkëpunim me policinë gjyqësore, ka arritur të provojë se në periudha të ndryshme, shtetasi A.R. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si dhe ka kryer veprime aktive ndaj të miturës R.Ç. (fëmijës që shtetasja A.R kishte nga martesa e parë), që konsistojnë në keqtrajtimin vijues të saj dhe kanë avancuar në veprime që kanë natyrë të ngacmimit seksual të saj.

Pas kryerjes së veprime hetimore të plota, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim kërkesën penale ndaj shtetasit A.R. për veprën penale “Dhuna në familje” në dëm të shtetases B.R. “Ngacmimi seksual” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” në dëm të miturës R.Ç, parashikuar nga nenet 130/a/4, 108/a/2 dhe 124/b/1 i K.Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve më të rënda në të ardhmen dhe që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.

Pas

Telefonata që “fundosi” Erion Veliaj! Zbardhet dëshmia e oficerit që i dha celularin kryebashkiakut gjatë transferimit nga Durrësi në GJKKO: E bëra nga frika

Para

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet 51-vjeçari maqedonas në pikën kufitare të Muriqanit

Para
EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet 51-vjeçari maqedonas në pikën kufitare të Muriqanit

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për grabitje, arrestohet 51-vjeçari maqedonas në pikën kufitare të Muriqanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

Tërmeti goditi provincën Hokkaido – Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.