Ashtu sikurse raporton ministria e Shëndetësisë, në Fier janë zbuluar 3 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Fax News mëson se dy janë në Fier dhe një në Rroskovec.
Gazetarja e Fax News, Fatmira Bajrami raporton se djali që u konfirmua dy ditë më parë i inféktuar në lagjen nr1 të qytetit të Fierit ka inféktuar edhe të ëmën dhe vëllain e tij ndërsa ishte kthyer nga Anglia.
Gjithashtu konstatimi i rastit të tretë po ashtu ka ardhur nga i njëjti trung familjar pasi emigranit ka inféktuar edhe kushëririn e tij 17 vjeçar në fshatin Suk të Rroskovecit që e kishte takuar disa ditë më parë.
Ndërkohë, ditën e djeshme 2 rastet në Fier ishin një mësuese në lagjen “15 Tetori” dhe gruaja e të moshuarit në lagjen “8 Shkurti”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post