Fermerët në Karafaj të Fierit kanë dalë në një protestë pas dy përmbytjeve që i ka përfshirë këtë dimër. Fermerët thonë se nga dëmet e përmbytjeve ata janë në prag falimenti.
Fermerët kërkojnë vëmendje nga shteti, jo dëmshpërblim.
“Në 100 vjet është përmbytur vetëm tre herë. Kurse këto tre vitet e fundit jemi përmbytur tre herë. Nuk na vjen përmbytja nga lart, na vjen nga poshtë. Përmbytja na vjen nga superstrada Levan- Vlorë.
Kemi dëmtime në bazën ushqimore. Jemi në prag falimenti. Do vazhdojmë protestat, s’kemi rrugë tjetër. Jemi përmbytur dy herë brenda vitit.”,-thonë fermerët.
Fermerët janë grumbulluar në rrethrrotullimin e Karafajt në superstradën Levan Fratar.
(F.G/Faxweb.al)