Edhe në qytetin e Fierit besimtarët ortodoks paraditen e sotme kanë festuar ditën e ujit të bekuar. Me këtë rast kisha e Shën Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve i është drejtuar shatërvanit në sheshin “Europa”, ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë.
Në pranië edhe të qindra besimtarëve ortodoks si dhe të qytetarëve të tjerë është ndjekur edhe momenti e hedhjes së kryqit në ujë. Disa të rinj sipas zakonit në të tilla ceremoni kanë sfiduar të ftohtin dhe janë hedhur në ujë kur është hedhur kryqi, të motivuar për të fituar trofeun dhe më pas shpërblimin.
Ka qenë 30 vjeçari Dhimiter Kapaj ai që ka nxjerrë kryqin nga uji. Ai i ka dorëzuar kryqin metropolitit At Nikolla i cili edhe e ka bekuar. Gjithsesi ky rit fetar i ortodoksëve është shënuar si dita e Shën Trinisë kur Krishti pasi mbushi 30 vjet, u pagëzua nga ujrat e Lumit Jordan nga Gjon Pagëzori. Sot të gjitha ujrat të rrjedhin janë të bekuar nga Zoti dhe të gjithë nxitojnë të mbushin ujë dhe ta ruajnë atë për gati një vit në shtëpi për të ardhur sërish 6 janari i vitit pasardhës.