Një vit pas vjedhjes në lagjen “Afrim” të Fierit, ku dy persona i vodhën shtetasit Xh.K, një makinë tip “Benz” dhe 10 milionë lekë të reja, autorët kanë rënë në prangat e policisë.
Të arrestuar për këtë ngjarje janë dy shtetasit, Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier dhe Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.
“Ndalohen 2 autorët e vjedhjes. U bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndoshur në datë 29.05.2017 në lagjen “Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milion lekë të reja. “-thuhet në njoftimin e Policisë.
(F.G/Faxweb.al)