Komisariati i Policisë Fier Më datë 20.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.M, vjeç 26, banuese në Fier, pasi dyshohet se ish i dashuri J.L, vjeç 31 banues në Fier, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post