Kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi sapo ka votuar në qëndrën Nr 2983/01 në KZAZ në nr 60 i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Irena Subashi. Në një prononcim për mediat kryebashkiaku u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë masivisht ndërsa ka theksuar se kjo është një ditë kur politika hesht dhe qytetari flet. Subashi është shprehur i bindur se procesi do të vijojë i qetë pa incidente teksa ka theksuar se pjesëmarrja besohet të jetë e njëjtë me proceset e mëparshme zgjedhore.