Mbrëmjen e sotme mësohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, aty ku quhet ”Kthesa e Patosit”, ku një ”Benz” i drejtuar nga 63-vjeçari me inicialet A.A ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë, ndërsa 63-vjeçari u shoqërua në ambientet e Policisë.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
Discussion about this post