Një automjet tip Fiat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qendër të Fierit, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin pranë vendngjarjes.
Në reagim të menjëhershëm, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e plotë të flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit dhe dëmet e mëtejshme.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në automjet.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale të konsiderueshme.
Hetimet vijojnë.