18:15 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fier/ “Silenciatori” sekuestron armë zjarri dhe lëndë narkotike, 2 në pranga 1 në kërkim

10:52 | 28/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestohen 7 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Foto ilustruese

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Silenciatori” ku policia ka parandaluar jë ngjarje të mundshme kriminale.

Policia e Fierit ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe 41 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Sipas informacioneve 2 shtetas me iniciale F.K 22 vjeç dhe K.GJ 2 vjeç janë sekuestruar në vendngjarje, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”.

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe 41 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier gjatë patrullimit  në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit  Fier, ka konstatuar një automjet  Renault që kryente lëvizje të dyshimta dhe porsa ka parë makinën e policisë është larguar me shpejtësi.

Patrulla e Përgjithshme është vënë në ndjekje të automjetit si dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera, ku menjëherë në ndihmë të tyre janë nisur forca të tjera policore të DVP Fier.

Gjatë ndjekjes njëri prej pasagjerëve ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë kapur në flagrancë.

Gjatë kontrollit në automjet policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me silenciator së bashku me karikator me fishekë, si dhe një dozë me lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

F.K, 22 vjeç, banues në Durrës, drejtuesi i mjetit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armbajtje pa leje”.

K.Gj, 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallzim krimi”

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P, 29 vjeç, banues në Durrës, me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e  krimeve ndaj pronës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.P, Policia e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Durrësit kanë gjetur 40 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe qëllimit të lëvizjen së këtyre personave të armatosur nga Durrësi në Fier.

Gjithashtu vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjetër që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të mundshme kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

(s.a/faxweb.al)

Etiketa: Fieroperacioni policor silenciatori
Pas

Resuli: Veterinaria në kushte të mjerueshme, inspektorët e AKU-së mblidhen te kafja e bëjnë bashkë lekët e naftës pastaj planin e punës

Para

U grabitën në Greqi, shpërthejnë këngëtarët e njohur: Thua se policia s’po vjen ngaqë jemi shqiptarë?

Para
U grabitën në Greqi, shpërthejnë këngëtarët e njohur: Thua se policia s’po vjen ngaqë jemi shqiptarë?

U grabitën në Greqi, shpërthejnë këngëtarët e njohur: Thua se policia s’po vjen ngaqë jemi shqiptarë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali, 23-vjeçari shqiptar përfundon në pranga

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

‘Eno Bozdo shkaktari i humbjes së qarkut të Beratit’, Maliqi: Nuk kanë përgjegjësi morale

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori rrëfen krimin: Nuk më përqafoi, e godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

Avokati i Popullit ngre alarmin në Maqedoninë e Veriut: Fëmijë nën moshën 6 vjeç përdorin drogë

Operacion antidrogë në Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë, bllokohen 10 llogari bankare

Komandot britanikë kapin 1.5 ton drogë në Detin Arabik me vlerë 30 milionë paund

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.