Është arrestuar në flagrancë shetatsi Skënder Bregaj, 55 vjeç, banues në Lalar të Fierit, pasi ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Mësohet se 55-vjeçari ishte duke drejttuar mjetin tip “Benz” në rrugën “Jakov Xoxa” në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy mjete të tjera të parkuara.
Gjithashtu nga efektivët e polcisë është bërë I mundur edhe arrestimi I 19-vjeçarit Dritan Bishani, banues në Rroskovec, pasi drejtonte automjetin pa patent.
Shetatsi ka drejtuar mjetin tip “Smart” i pa pajisur me leje drejtimi, duke goditur një biçikletë që drejtohej nga shtetasi S.Xh, 48 vjeç, banues në Kuman, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyktës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
(E.V/Faxweb.al)