Një polic është arrestuar nga uniformat blu në Fier, pasi është kapur në flagrancë duke futur drogë në ambientet e burgut.
Adrian Haxhia, 48 vjeç është prangosur pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet lëndë narkotike.
Haxhia është punonjës i IEVP në Fier.
48-vjeçari akuzohet për ‘prodhim dhe shitje lëndësh narkotike’.
“Në datë 22.04.2018 është arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht punonjësi i policisë së IEVP Fier, Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal, të ndryshuar, shkruhet në njoftimin e policisë.“-thuhet në njoftimin e Policisë.
(F.G/Faxweb.al)