Një i arrestuar në burgun e Fierit ka tentuar të vetëvritet.
Shtetasi ka tentuar të varet në ambientet e paraburgimit, por është pikasur menjëherë nga punonëjsit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë në kohë dhe i kanë shpëtuar jetën.
Personi në fjalë është shoqëruar për në ambientet e spitalit rajonal të Fierit ku ka marrë ndihmën e parë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Të dhënat e identitetit të të paraburgosurit që ka tentuar vetëvarjen nuk janë bërë të ditura.
(F.G/Faxweb.al)