01:05 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kronikë

Fier/Tentuan të vrisnin me sopatë një 58-vjeçar pas një konflikti banal, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

09:58 | 25/05/2025
në Kronikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e djeshme në fshatin Shtyllas të Fierit, ku një shtetas është plagosur rëndë me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Fierit, menjëherë pas njoftimit për incidentin, shërbimet e Komisariatit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasi Pashuk Paluca, 63 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se Pashuk Paluca dhe djali i tij Ndue Paluca, 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sopatë shtetasin Llesh Marku, 58 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të Pashuk Palucës, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Ndërkohë, po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e djalit të tij, Ndue Paluca, i shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (sopatë), që u përdor gjatë sulmit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Pas

Lezha çel sezonin turistik, promovohet potenciali turistik dhe kulturor i qarkut

Para

KOLUMBI/ Të paktë 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji

Para
KOLUMBI/ Të paktë 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji

KOLUMBI/ Të paktë 10 viktima prej aksidentit që përfshiu studentët e një kolegji

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.