Fax News informon se një 54-vjeçar me banim në fshatin Lalar të Fierit është deklaruar i humbur para disa ditesh nga familjaret.
Sipas njoftimit të familjarëve, 54-vjeçari Nazmi Goxhaj është nisur nga Greqia dhe ka mbërritur në Fier të Mërkurën e 21 marsit por nuk është kthyer në shtëpinë e tij në Lalar të Fierit.
Mësohet se pasi Nazmi Goxhaj nuk ka ardhur në shtëpi kanë pyetur në Agjensinë e Autobusëve ku kanë mësuar se ai ka kaluar pikën kufitare me autobuz në orën 15:25 të pasdites së 21 marsit.
Familjarët kanë njoftuar edhe policinë e cila tashmë ka nisur kërkimet.
Familjaret e 54-vjeçarit kanë lënë edhe numrin e telefonit 0695612687, për të njoftuar nëse dikush ka informacion për vendodhjen e tij.
Fieraku deklarohet i humbur, nuk u kthye në shtëpi pasi erdhi nga Greqia

(E.L/Faxweb)