I riu nga Fieri Ardian Peshtanaku ka hedhur dje në orën 13:30 një shishe me Molotov godinën e Kryeministrisë. 25 vjeçari pasi është arrestuar nga policia ka deklaruar se këtë e kishte bërë pasi shteti nuk I zgjidhte problemet e tij. Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 25 vjeç, banues në Fier, sepse në orën 13:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ka hedhur një shishe me lëngë ndezëse, e cila ka shpërthyer po pa shkaktuar probleme në njerëz. Neni 154 i kodit penal. (B.H/Shuplaka)