Lajm tronditës për Kategorinë Superiore, borxhet e shumta detyrojnë FIFA-n t’i bllokojë merkaton e janarit klubit të Luftëtarit. “Panorama Sport” mëson se klubi gjirokastrit është njoftuar sot nga qeveria e futbollit botëror se nuk ka të drejtë të bëj asnjë lëvizje në hyrje gjatë merkatos së janar.
Ky vendim ka ardhur për shkak të disa gjyqeve në FIFA nga ish-lojtarë të Luftëtarit në tre sezonet e fundit, teksa vendimet kanë qenë të formës së prerë, por klubi nuk i ka zgjidhur brenda afateve. Kjo është një goditje e madhe për Luftëtarin, që duket e destinuar për të qenë një kategori më poshtë.
Ndërkohë, vetëm tri vite më parë u dënua nga FIFA me bllokim të merkatos klubi i Tiranës, teksa koicidoi që atë sezon zbriti për herë të parë nga kategoria.