Fifi jeton prej vitesh në Tiranë e megjithatë, familja e saj kanë mbetur në Kosovë.
Daja i saj, Basri Ibrahimi, është njeri i rëndësishëm në institucionet shtetërore të Kosovës. Më parë, ai ka qenë drejtues i Inspektoriatit të Punës.
Por, tashmë Ibrahimi ka marrë një detyrë të re që është ajo e drejtorit ekzekutiv të minierës së Trepçës.
Lajmin e shpërndau vetë Fifi në Instagram, duke shkruajtur: “Ky është daja im!”
Sa për prindërit, Fifi është treguar përgjithësisht e rezervuar.
Pos ndonjë fotoje në Instagram, ajo është shprehur pak herë për ta, si kur e pyetur tek “Shiko kush luan” se cilat janë 3 dëshirat që do i kërkonte xhindit, u përgjigj:
“E para është të gjej burrin e ëndrrave, e dyta të këndoj në skena botërore dhe e treta të mos më vdesin prindërit pa e bërë unë një fëmijë”
Discussion about this post