Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, para pak kohësh është shprehur se kishte gjetur njeriun e zemrës dhe që nuk ishte vetëm më. Djali në fjalë i njohur si Xhulio Tabaku, ishtë djali që i kishte marrë zemrën këngëtares.
Të gjithë u lumturuan me këtë gjë, por ja që paska qenë e thënë të zgjaste shumë pak, gjë që na bëri konfuz të gjithëve, pasi ishtë vetë këngëtarja që shprehej e lumtur madje bëri dhe një tatuazh me nofkën sesi e quante djalin që e kishte qejf, Straçiatella.
Në një hapsirë dedikuar fansave në rrjetet sociale, ajo është pyetur se a është akoma në lidhje me djalin në fjalë dhe Fifi tha Jo.
“Je single apo e zënë?”- e pyeti një prej fansave, gjatë një bashkëbisedimi që këngëtarja zhvilloi me ndjekësit në Instagram.
Ndërsa një pyetje tjetër ishtë nëse ajo e gjen dot lumturinë nëse është e vrarë shpirtërisht, përgjigjia e saj ishte: “Gjithçka që humbet, gjendet prapë”, ndoshta duke e lidhur me gjendjen e saj emocionale pas ndarjes nga partneri.