Një nga virtytet më të bukura (dhe që në ditët e sotme duhet me patjetër ta përvetësojmë) është pikërisht vetëbesimi. Njerzit që dinë mirë pikat e forta e të dobta të vetes janë ata që korrin më pas sukses pasi dinë mirë kapacitetet që kanë dhe asgje apo askush nuk i mbush dot mendjen për të kundërtën. Fifi është padyshim një nga këta persona: energjike, me talent dhe shumë pozitive në daljet e saj publike, komentet negative nuk mund t’i bëjnë asgjë.
Megjithatë dje përpara gjumit, Fifi ka vendosur t’i tregojë gjithë ndjekësve të saj të Instagramit se përpos komenteve dhe mesazheve negative që i vijnë kryesisht për peshën ajo ndihet shumë mirë me veten dhe është e bukur me gjithçka ka.
Fifi ka dashur në këtë mënyrë të bëjë një thirrje kundër “bulizmit” që është kaq prezent në përditshmërinë tonë dhe nuk prek vetëm personazhet e njohur por të gjithve ne. “Jam e sigurtë që sjam e vetmja që ofendohem”- tregon këngëtarja duke i rikujtuar dhe një herë të gjithve se sa dëme shkaktojmë duke shpërndarë negativitet.
Nëse jeni ndjerë në të njëjtën situatë, ju sugjerojmë të ndiheni si Fifi: e bukur, shumë e bukur! Sepse kjo është e vërteta. Mos besoni kurrë të kundërtën. /News31.al