Ani Dyrmishi zgjidhet kreu i ri i Hekurudhës Shqiptare, raporton “Fax News”. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Hekurudhës.
Dyrmishi është një nga figurat e njohura të PS në Durrës dhe ndërkohë dhe një nga juristët e njohur të brezit të tij.
Ai ka mabjtur disa detyra dhe së fundmi ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit. Ai zëvendësoi në këtë post kreun e kësaj drejtorie Ilir Dashi që ishte përfaqësues i LSI. (M.Q/Faxweb)