12:43 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Figura e Veliajt po dekonstruktohet, elektorati gri e urren, prandaj do të bëhet kryeministër në pazare me PS, PD, LSI”

19:25 | 06/05/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Figura e Veliajt po dekonstruktohet, elektorati gri e urren, prandaj do të bëhet kryeministër në pazare me PS, PD, LSI”

Në media janë hedhur hipoteza nëse PS do e rikandidojë sërish Veliajn për Bashkinë Tiranë, si dhe marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit Rama.

Sipas avokatit Altin Goxhaj Edi Rama nuk e do Veliajn, por kryebashkiaku si trashëgimtar i Sorosit është me i fuqishëm se kryeministri.

Por Rama nuk ka zgjidhje tjetër pasi është i detyruar ta mbështesë sipas Goxhajt. Avokati argumentoi gjithashtu se edhe PD dhe LSI e mbështesin Veliajn për tu bërë kryeministër.

“Kurrë nuk është vënë në diskutim rikandidimi i Veliajt, është më i fortë se Edi Rama. Janë të gjithë në garë për të ngjitur Veliajn. Kryemadhi e ka dhënë qartazi se ka nevojë. LSI-ja ka vërtetuar se po vepron që Veliaj të bëhet kryeministër, Lulzim Basha dihet. Gjithë lufta është se kur, Rama synon që të jetë sa më ngadalë kjo datë, por nuk e ndalon. Rama nuk e mbyll deri në fund mandatin, kryeministër do të jetë Veliaj”, tha Altin Goxhaj në ‘Fax News’.

Por ai gjithashtu shtoi se figura e Veliajt po dekonstruktohet nga media, njerëz të ndryshëm por edhe intelektual dhe elektorati gri e urren atë, prandaj për të e vetmja mënyrë për tu bërë kryeministër janë pazaret me PD, PS, dhe LSI.

Më parë Goxhaj argumentoi se edhe Tahiri shpëtoi nga arrestimi se kërcënoi se do të merrte me vete Veliajn dhe jo Ramën.

“Unë e kam deklaruar në këtë emision dy ditë pas përpjekjes për heqjen e imunitetit  të Tahirit. Nuk ka asnjë plan të Tahirit për të kërcënuar Ramën. Por Tahiri ka kërcënuar gjithnjë se do marrë me vete Erion Veliajn dhe jo Edi Ramën, bravo, ai gjeti pikën e dobët, dhe nëse bën këtë merr me vete gjithë Sorosin duke e lënë pa trashëgimtar, se Edi Rama i ka ditët e numëruara  dhe nuk e mbyll mandatin, por do e zëvendësojë Erion Veliaj.

Në lidhje me mundësinë e arrestimit të Tahirit…ne kemi parë si u arrestua Fullani, dhe u lirua me dëmshpërblim, por ai është arrestuar në këtë mënyrë për të dalë i pafajshëm, se të pafajshëm të nxjerr proceduara, po nuk pati fakte për arrestimin e tij  ai do të lirohet me nja 1 milionë dollarë dëmshpërblim. 

Erion Veliaj ka kohë që është i acaruar me ngjarjen e Tahirit,gjithashtu  nervozizmi i Tahirit është i jashtëzakonshëm. Tahiri dhe Veliaj janë në të njëjtën varkë dhe po u mbyt njëri mbyten të dy. Rama e di se loja nuk është e tij. Rama e ka tmerr Veliajn por kjo është loja, Rama nuk po mbron Veliajn por Tahirin nga Veliaj, por nuk do ta mbrojë për shumë kohë. Endri Fuga është njeri i Veliajt tek Rama”, tha Goxhaj ndër të tjera.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: altin goxhajErion Veliaj
Pas

Detaje/ E fejuara ndërhyri për ti ndarë, si u plagosën dy të rnjtë me thikë në Tiranë. Policia ndalon tre persona

Para

Vlahutin nga Shkodra: Populli shqiptar e meriton Europën, politikanët…

Para
Vlahutin nga Shkodra: Populli shqiptar e meriton Europën, politikanët…

Vlahutin nga Shkodra: Populli shqiptar e meriton Europën, politikanët…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandali i “Bankers”: Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit, ambasada kineze përjashtohet nga seanca

SHBA, protesta kundër urisë në Gaza para hotelit të Trumpit në New York

Netanyahu mesazh shefit të Shtabit të Përgjithshëm: Dorëhiqu nëse pushtimi i Gazës nuk është i përshtatshëm për ty

Financial Times: Ekspertët bërthamorë iranianë u dërguan me mision sekret në Rusi vitin e kaluar. Vizituan institutet ku prodhohen materiale për armët nukleare

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq për tre vepra penale

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas te ‘Kthesa e Kamzës’, në pranga 27-vjeçari

Gjatë 24 orëve, 16 vatra zjarri, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 1 vatër aktive, një tjetër në monitorim

Ministri Vengu prezanton 3 pikat për modernizimin e flotës ajrore shqiptare: Nga sistemet kundërajrore deri te rihapja e shkollës së aviacionit në Vlorë

E rëndë në Pogradec! Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.