Biznesmeni kuksian Lutfi Meçka i cili rezulton në listën e personave të shpallur në kërkim nga policia në lidhje me protestën e së shtunës në Rrugën e Kombit pasi akuzohet se ka bërë “thirrje për dhunë” në një prononcim për ‘Fax News’ ka sqaruar pozicionin e tij ku ka deklaruar se ai gjatë gjithë kohës kishte bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.
Meçka tha se kur ai kishte arritur në protestë situata ishte e tensionuar dhe ai ishte ngjitur në podium dhe kishte bërë thirrje që policia të mos qëllohej por situata kishte eskaluar.
“ Atë ditë kam dhëenë shenjë solidariteti për protestë paqësore, unë bashkë me anëtarët e Këshillit Bashkiak kemi marrë masat se ku do të vendosemi, gjatë gjithë kohës unë u kam bërë thirrje për të lënë rrugën e lirë për emergjencat. Në kohën që kam shkuar aty, protesta kishte filluar të bëhej e dhunshme, unë u kam thënë që sot është protestë paqësore, të bëjmë një protestë që tu themi hiqni taksën makabër.
Nuk kam qenë anjëherë për konfrontime as në 1997 nuk kam lejuar djegie në qytetin tim. Unë kam qenë që kjo taksë në Rrugën Kombit të mos vendoset se nuk është në shërbim të Kombit, si mund tu marrim kosovarëve 10 euro që vijnë për turizëm në vendin tonë, që është dhe i tyre. Ne e kemi kundërshtuar edhe më parë këtë taksë”, tha ai.
Lutfi Meçka u shpreh gjithashtu se për Rrugën e Kombit duhet që Shqipëria të diskutojë edhe me Kosovën pasi kjo rrugë është edhe në funksion të çështjes kombëtare dhe është e papranueshme që të vihet një tjetër kufi mes dy vendeve.
“Nëse Rruga e Kombit do të mirëmbahet ministritë përkatëse e Shqipërisë dhe Kosovës të bashkëpunojnë për të vendosur një taksë që është edhe për qytetarët, më vjen keq që ndodhi ashtu atë ditë nuk doja dhunë por njerëzit kanë qenë të irrituar. Por vendosja e kësaj takse në datën 28 ka qenë dita kur Millosheviçi largoi me dhunë vëllezërit tanë, kosovarët, nuk ishte për tu vendosur ajo taksë. Ajo taksë u vendos pa marrë pëlqimin e pushtetit vendor. Lëvizja e lirë e shqiptarëve të Kosovës i shërben çështjes kombëtare, kjo taksë mblidhet në taksën e qarkullimit’, tha ai.
Pyetjes se përse nuk dorëzohet në polici pronari i televizionit të Kukësit iu përgjigj se ai ndodhet në zyrën e tij dhe policia mund të shkonte ta arrestonte.
“Policia këtu më ka, në zyërn time, sot isha për tu nisur për Tiranë, kisha ftesë për në një ditëlindje të një shoku tim, por si mund të shkoj atje kur njerëzit e mi, qytetarët po protestojnë për një të drejtë, i thash që nuk mund të vij. Ata këtu më kanë pasur, pse ti marrin fukarenjtë, këtu më kanë”, tha Meçka i cili shprehu keqardhje për dhunën në protestë duke deklaruar se nuk mbështet personat me precedent kriminal por se është në krah të popullit të tij dhe deklaroi se protesta kundër kësaj takse do të vazhdojë.
Gjithashtu ai foli edhe për arrestimet ku deklaroi se policia ka bërë gabim të madh që i ka kryer gjatë natës duke terrorizuar banorët kuksianë.
“Përt arrestimet kanë bërë shumë gabim që ka ndodhur në mënyrë të dhunshme, s’ka nevojë natën dhe me dhunë.
Dje në të vërtetë nuk ishte ngjarje pëlqyer unë nuk jam në krah të atyre pëersonave me precedent kriminal, por të njerëzve të thjeshtë, të popullit tim, do të jem përkrahës i tyre. Iu kam thënë në protestë që policët janë njerëzit tanë.
Unë kam djalin me policinë, kam dhëndrin me policiën si mund të bëj thirrje unë për ti rënë policisë?”, tha biznesmeni kuksin Lutfi Meçka i cili bëri thirrje që kjo taksë të mos vendoset pasi përveçse penalizon kuksianët, ndan dhe kombin (B.H/Faxëeb)
Discussion about this post