Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është parë mbrëmjen e djeshme në rrugët e Tiranës, ku pas një shëtitje mësohet se është takuar me kryeministrin Rama në një nga restorantet në zonën e Bllokurt.
Kjo vizitë miqësore dhe aspak zyrtare e Thaçit vjen vetëm një javë para vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë e cila është parasgikuar që të mbahet në datat 7 dhe 8 Mars.
Vizita e kreut të shtetit serb do zhvillohet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Briunit, po sigurisht që nuk do të lëjë pa prekur dhe çështjen e ndryshimit të kufijve, që përflitet se ka për kumbar Edi Ramën. Dhe kjo vizitë e Thaçit nuk është aspak e rastësishme, në një kohë që vëmendja në Shqipëri është zhvendosur tërësisht te kriza politike, me një opozitë që ka braktisur Kuvendin.
Lidhur me vizitën e Vuçiçit në Shqipëri disa shoqata patriotike kanë parashikuar që të organozojnë një protestë, për shkak se e konsiderojnë të papranueshme që të harrohen masakrat që serbët kanë bërë mbi shqiptarët.
Njoftimi për protestën:
#Shqiptar #patriot nga të gjitha trojet etnike, por edhe ju nga anemban diasporës, ju bëj thirrje që në datën 07.03.2019 të mblidhemi në Tiran, të protestojmë kundër vizitës së Aleksandër Vuçiçit, ish ministrit të kriminelit Sllobodan Millosheviç kasapit të Shqiptarve të Kosovës.
As ai dhe as të tjer pushtetar nga Beogradi s’kan të drejt të vizitojn Shqipërin pa pranuar krimet makabre ndaj Shqiptarve dhe pa kërkuar falje publike për to.
Ka 1001 arsye pse kriminelët nga Beogradi nuk duhet të lejohen të vizitojn Shqipërin. Kosovës ja kan imponu e gjith bota për me fol me keta kriminel.
Politikanët Shqiptar jan të dobët, të shitur dhe servil nga të dyja anët e Drinit. Le të ngrihemi ne populli dhe të ruajm dinjitetin ton Kombëtar…!
(E.K/FAXWEB.AL)