01:06 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fijet që lidhen, zbardhet urdhri i ndalimit për ‘financierin’ e Habilajve (Foto)

15:12 | 30/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si u shkel vendimi i Gjykatës për Nezar Seitin, ”Fax News” siguron dokumentet

Ditë pas dite thellohet edhe më shumë skandali i ekstradimit të Nazer Seitajt drejt Italisë.

‘’Faxweb” zbardh sot urdhërin e ndalimit të tij nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës.

Në dokument shihet se urdhëri për ndalimin e ‘financierit të Habilajve’ është firmosur nga dy prokurorë të Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj, që është dhe prokurore e hetimeve për Tahirin dhe prokurori Dritan Prençi.

Në shkresë thuhet se ndalimi i tij bëhet pas dyshimeve se Seiti ishte pjesë e trafikut të lënëve narkotike, dhe për asnjë çast nuk thuhet se ndalimi i tij është bërë për llogari të drejtësisë italiane.

Pra ndaj tij kishte një hetim të hapur nga Krimet e Rënda, gjë që nuk është marrë parasysh nga ana e Ministrisë së Drejtësisë Etilda Gjonaj apo Prokuroria e Përgjithshme në kohën kur dosja e Seitaj është plotësuar për ti dhënë ekstradimin.

Po ashtu mësohet se në dosjen e të dyshuarit që mbahej i izoluar në paraburgimin, ‘Jordan Misja’, nuk ndodhej vendimi i gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda. Kjo gjykatë kishte caktuar masën e “arrestit me burg” për vlonjatin, për akuzën e trafikut të drogës.

Po a kishte dijeni Prokuroria e Përgjithshme për gjithë skemën që u ndoq, dhe pse filluan me vonesë hetimet?!

Burime të besueshme brenda këtij institucioni thanë për ”Faxweb”se vendimmarrja dhe koordinimi i procedurave, sidomos për raste të tilla bëhet në mënyrë të decentralizuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.

Në rastet kur kryhet vepër penale, ekspertët e fushës thonë se shkon personi tek procesi dhe jo e anasjellta. Në rastin e Nezar Seitaj është bërë kërkesë për ekstradim drejt Italisë për llogari të prokurorisë së Katanjas e cila ka hapur prej disa kohësh hetimet për bandën e Habilajve, të akuzuar për trafik narkotikësh.

Bazuar në një marrëveshje mes shtetit Italian dhe shqiptar procedura e ekstradimit të një personi të kërkuar nga shteti fqinj kryhet arrihet vetëm pas vendimit të gjykatës, e cila shqyrton përputhshmërinë e kërkesës së palës tjetër me kushtetutën e vendit tonë dhe konventat ndërkombëtare.

Ndërsa në rastet kur personi po hetohet për një vepër tjetër penale në vendin tonë, siç është rasti i Nezar Seitaj, ekstradimi i këtij personi kalon në ekstradim pasiv çka do të thotë që ai duhet të hetohet, të dënohet ose jo dhe të shlyejë dënimin në Shqipëri.

E thënë më qartë ekstradimi i Nezar Seitaj duhet të ishte ekstradim pasiv, deri në momentin që ky i fundit të shlyente çdo detyrim ndaj drejtësisë shqiptare. Ndërsa ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme luajnë ping-pong me njëra tjetrën për lënie “në derë” të fajit, ligji flet shumë qartë.

Sipas ekspertëve, Prokuroria e Përgjithshme është institucioni i parë që njihet me kërkesën për ekstradim dhe po ashtu institucioni kompetent i cili e dërgon dhe këtë çështje në gjykatë për të marrë një vendim gjyqësor. Duhet theksuar se në të tilla raste gjykata vendos vetëm për kërkesën e palës tjetër për ekstradim.

Është prokuroria e cila përcjell dhe dosjen e plotë të personit nën hetim dhe në rastet kur ky person po hetohet për një tjetër vepër penale në vend me një masë sigurie kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ekstradimi nuk mund të kryhet.

Gjithashtu sipas burimeve të ”Faxweb”, ekstradimi nuk mund të kryhej pa miratimin e prokurorisë së Përgjithshme dhe se Ministria e Drejtësisë është thjesht një organ ekzekutiv. Ndërkohë ajo çka duket më paradoksale në këtë histori është dhe procedura e ndjekur për ekstradimin e Seitaj.

Burime të brendshme nga Ministria e Drejtësisë thonë se lëvizja e tij drejt shtetit italian është bërë me urgjencë duke mos i lënë kohë as për t’u bërë gati.

Ish-zyrtarë thonë se kur Ministria e Drejtësisë nis procedurat e ekstradimit për një person që është ne sistemin e burgjeve, si në rastin në fjalë, atëherë Drejtoria Juridike e DPB-së përgatit urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm për zbatimin e vendimit te ekstradimit ne 5 kopje.

Një kopje rri në dosjen DPB-së, një kopje i shkon Ministrisë së Drejtësisë, një i shkon IEVP-së ku është personi, një kopje e merr toga e shoqërimit që do e marrë dhe do e dorëzojë në Rinas tek pala italiane dhe një kopje i shkon prokurorisë.

Pra me shumë gjasa institucionet përgjegjëse për ekstradimin e Nezar Seitaj kanë qenë të mirëkordinuara dhe të njohura me dosjen e tij, së paku për ta përcjellë atë sa më shpejt drejt Italisë dhe për të mos pasur një hetim në Shqipëri për anëtarët e bandës Habilaj dhe fijet e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: nazer seitajnazer seiti
Pas

“Mora çantën dhe godita taksistin”, Bebe Rexha rrëfen tmerrin pas Grammy

Para

Elbasan-Cërrik/ Automjeti përplas çiklistin, 50-vjeçari në gjendje të rëndë (VIDEO)

Para
Elbasan-Cërrik/ Automjeti përplas çiklistin, 50-vjeçari në gjendje të rëndë (VIDEO)

Elbasan-Cërrik/ Automjeti përplas çiklistin, 50-vjeçari në gjendje të rëndë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.