Kreu i Kuvendit Ilir Meta, tregon për herë të parë një pjesëz nga fillimet e karrierës së tij politike, kur rrinte pranë shkrimtarit të madh Dritëro Agollit, i cili u nda nga jeta vetëm pak orë më parë.
Meta kujton se ulej gjithmonë në rresht të parë në Kuvend, që t’i rrinte afër Agollit, në mënyrë që të mësonte sa më shumë prej tij. Më pas ai lexon edhe disa vargje të famshme të poetit, me të cilat krahason realitetin shqiptar.
“Do e mbyll siç e nisa, me Dritëro Agollin. E nisa karrierën time politike në vite të vështirë të shqipërisë, isha shumë i ri dhe rrija pranë Dritëro Agollit në rresht të parë në kuvend, që të mësoja sa më shumë prej tij.
Dhe lexoja vargjet e tij:
Në vendin tim, në vendin tënd,
një i çmendur, një vend e çmend.”, tha Meta. (D.D/Shuplaka)