Ndonëse jemi në stinën e pranverës, temperaturat ‘nuk përtojnë’ të shënojnë vlera të larta të mujave më të nxehtë të vitit.
Parashikohet që ditën e nesërme temperaturat maksimale të shkojnë mbi 30 °C. Moti do të jetë kryesisht me kthjellime pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten reshje shiu në disa zona të vendit.
Moti do të jetë me kthjellime në Ultësirën Perëndimore dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës ku do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve në zonat malore, pjesërisht dhe në zonat e ulëta.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijnë në rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Zonat malore – 12/29°C;
Zonat e ulëta – 16/32°C;
Zonat bregdetare – 16/31°C.