Britania e Madhe nisi zyrtarisht kditën e sotme procedurat për largim nga Bashkimi Evropian. Theresa May, kryeministrja e Britanisë së Madhe ka nënshkruar letrën, në bazë të të cilës nis zyrtarisht ndarja nga unioni, proces ky që do të zgjasë dy vjet.
Kjo letër është dorëzuar nga Ambasadori britanik në BE për te presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili më pas ka konfirmuar marrjen e letrës.
“Britania dorëzoi dokumentin për ndarjen nga BE-ja”, ka konfirmuar Tusk.
Nënshkrimi i këtij dokumenti vjen nëntë muaj pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga BE-ja.
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post