Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje SPAK të hetojë keqpërdorimin e fondeve publike në qarkun e Fierit, ku sipas tij paratë shkojnë në duart e krimit.
Sipas Koçit krimi e realizon procesin e kapjes së fondeve publike përmes lidhjeve të drejtëpërdrejta me drejtues institucionesh dhe zyrtarë të ndryshëm në Fier. Duket se me këtë deklarim Petro Koçi po inicion nisjen e një lufte të brendshme denoncimesh mbi përvetësimin e parasë publike.
Postimi i plotë: Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji.
Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike.
Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.
Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.
Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.