01:34 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Fillon rritja e çmimit të naftës, kompanitë që e ndryshuan të parat, pritet dhe rritja e çmimit të gazit

10:51 | 03/01/2017
në Ekonomi, Kryesore, Te Gjitha
0
Fillon rritja e çmimit të naftës, kompanitë që e ndryshuan të parat, pritet dhe rritja e çmimit të gazit

Fundi i 2016-s dhe ditët e para të 2017-s janë shoqëruar me një shtrenjtim të çmimit të karburanteve në tregun e brendshëm.

Dy operatorë, Alpet dhe Gulf, kanë reflektuar tashmë rritjen e çmimit të naftës me rreth 5 pikë për litër, duke e çuar atë në rreth  174 lekë për litër, nga nën 170 lekë që ishte më parë në autostradë dhe jashtë Tirane, ndërsa brenda kryeqytetit, karburanti ka arritur në 178 lekë.

Dy operatorët e mëdhenj, Kastrati dhe Elda, nuk i kanë ndryshuar ende çmimet (Elda e tregton naftën me 166 lekë dhe Kastrati me 167), por ato kanë paralajmëruar shtrenjtim të tyre pas festave të fundvitit.

Arsyeja kryesore, sipas tyre, lidhet me shtrenjtimin e naftës në tregun e jashtëm. Në bursat ndërkombëtare, nafta Brent ka arritur në 56 dollarë për fuçi në nivelin më të lartë në më shumë se një vit (që nga shtatori 2015).

Kjo është hera e tretë që ka një valë të shtrenjtimit të çmimeve, që nga janari 2016 kur ato zbritën në rreth 160 lekë për litër. Rritja e naftës në bursa mbi 50 USD/fuçi është reflektuar dhe dy herë të tjera përgjatë vitit të kaluar (shih grafikun e naftës në bursa).

Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në Europë. Sipas Global Petrol Price, në Shqipëri, nafta, sipas të dhënave të 26 dhjetorit ishte 1.31 USD për litër (me rritjen e fundit ka arritur në 1.35), ndërsa në Maqedoni çmimi është 1.13 USD; në Mal të Zi 1.19 USD; në Serbi 1.16 USD; në Bosnjë, 0.97 USD për litër; në Bullgari 1.07 USD; në Rumani 1.22 USD. Shqipëria ka nivele të krahasueshme me Italinë, Zvicrën, Spanjën, Kroacinë, Irlandën, Gjermaninë etj.

Operatorët pohojnë se shkak për këtë është barra e lartë e taksave, që llogaritet në 67-70% të kostos.

Krahas naftës, pritet dhe shtrenjtimi i gazit që përdoret për automjete me rreth 10 lekë për litër, si reflektim i akcizës për gazin e lëngshëm për mjetet e transportit në nivelin 8 lekë për litër, që duke i shtuar dhe TVSH-në arrin në 9.6 lekë për litër, duke filluar nga 1 janari. Deri tani, çmimi i gazit luhatej në rreth 50-55 lekë për litër. (E.K/SHUPLAKA)

Marrë nga Monitor*

Etiketa: ekonomigazinafta
Pas

Del nga rruga makina, plagosen 2 persona tek “Ura e Gjoles”

Para

Viti 2017, largimi i premtuar i Amerikës nga Ballkani dhe fati i shqiptarëve

Para
Viti 2017, largimi i premtuar i Amerikës nga Ballkani dhe fati i shqiptarëve

Viti 2017, largimi i premtuar i Amerikës nga Ballkani dhe fati i shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.