Vetëm pak minuta më parë ka nisur senanca plenare ku sot pritet që të miratohen shkarkimet e 4 ministrave. Deputetët e maxhorancës pritet të miratojnë sot emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, të Ogerta Manastirliut në postin e ministrit të Shëndetësisë, të Eduard Shalsit në atë të ministrit të Çështjeve Vendore, dhe të Olta Xhackës në postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Ashtu siç shihet edhe në këtë foto opozita nuk është e pranishme në këtë seancë dhe salla e parlamentit është pothuajse bosh. Madje grupi parlamentar i opozitës do të flasë nga “Çadra e Lirisë”.
(J.V/Shuplaka)