Në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 52 në Gramsh ka nisur sot shpërndarja e bazës materiale drejt 48 qendrave të votimit që përfshihen në këtë zonë. Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe pritet të përfundojë brenda ditës.
Kreu i KZAZ-së, Edison Shahini, deklaroi për gazetarin Shkelzen Henkoja se të gjitha materialet zgjedhore janë të plota dhe shpërndarja po ecën sipas planit operacional të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Procesi po vijon normalisht. Materialet janë dorëzuar sipas procedurës dhe në praninë e përfaqësuesve të forcave politike. Jemi në gatishmëri të plotë për ditën e votimit,” u shpreh Shahini.