Për zgjedhjen e Ilir Metës si President ka nisur votimi nga ana e deputetëve në senacën plenare. Ky votim po bëhet në mënyrë të fshehtë, me letër, ku deputëtet po votojnë një nga një. I pari që është thirrur për të votuar ka qenë deputeti i PS- së, Sadri Abazi.
Në sallën e kuvendit janë të pranishëm 89 deputetë. Vasilika Hysi ka lexuar jetëshkrimin e kandidatit Meta dhe angazhimin e tij në politikë. Po ashtu po jepen faktet që Meta është i vlefshëm si president i ardhshëm.
Kryeministri Rama është ulur së bashku me Pandeli Majkon në rreshtin e dytë. Po ashtu Meta është ulur në një nga vendet e deputetëve. Nga anëtarët e komisonit mungon Arben Ristani. Ndërsa janë dy të tjerë Vangjel Tavo nga LSI dhe Musa Ulqini nga PS.
vijon… (J.V/Shuplaka)