Një nga grekët e arrestuar për trafik ndërkombëtar të kokainës në Ecuador ka zbuluar edhe rolin e tij brenda rrjetit të trafikantëve. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, ai është shprehur se qëllimi i vizitës së tij në Ecuador, ishte për të mbyllur një punë për transport të kakaos dhe se bashkëpunonte me një tjetër grek për shit-blerje makinash. Ai tha se e kishte kuptuar pak më vonë që bëhej fjalë për një tranport ilegal të lëndëve narkotike, por ishte tepër vonë për t’u tërhequr sepse kishin filluar kërcënimet në adresë të tij.
“Bashkepunoja me grekun tjetër që merret me shit-blerje makinash. Kam shkuar në Ecuador për të mbyllur një punë për transport të kakaos. Kur shkova aty, përfaqësuesit e kompanisë së kakaos më kërkuan që të fotografoja një mjet lundrues dhe fotografitë t’ja dorëzoja një shqiptari në Greqi.
Gjithashtu ata më kërkuar t’ju gjeja një mjet lundrues dhe një avokat që të bënin dokumenta greke. Kur u ktheva në Greqi, kuptova që diçka e çuditshme po ndodhte dhe se mjeti lundrues nuk do transportonte kakao por drogë dhe avash avash u distancova nga njerëzit e kompanisë. Të njëjtën gjë më tha dhe shoku im që merret me shit-blerje makinash. Por ku u largova, filluan kërcënimet nga njerëzit që njoha në Ecuador”, është shprehur ai.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe greku tjetër, ndërsa shqiptari nuk ka pranuar të flasë. Shqiptari i arrestuar në Greqi me emrin Ilia, rezulton i arrestuar më parë në Itali për trafikim të 200 kg marijuanë. Dy shtetasit greke kanë rol dytesor.
Kujtojmë që numri i të arrestuarve për trafik ndërkombëtar të kokainës ka shkuar në 11, ndërsa droga do të nisej nga Santa Elena, Ecuador në Australi përmes korridorit të Paqësorit. Droga është gjetur në velieren “Sunset”. Droga nga Ecuadori do shkonte në Australi. Aty do shkarkohej një pjesë dhe pjesa tjetër do vinte në Greqi. Operacioni vijon ende në shtete të tjera të Europës.
Sipas mediave të huaja kokaina ishte porositur nga mafia shqiptare, ajo kishte bërë pagesën për drogën.
(J.D/Faxweb.al)