Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo është vënë në prangat e Policisë. Të paktën kështu duket në fotot e publikuara nga “SYRI.net”.
Fotot tregojnë Bogdon duke u shoqëruar nga policia e duke zbritur shkallët e shtëpisë së tij. Nuk dihet se për çfarë mund të akuzohet Bogdo. Nga ajo që shihet është se ai është marrë me rrobat e shtëpisë, ndërsa në aksion marrin pjesë disa forca policore.
As këpucët nuk ka arritur të vesh aktori, pasi në foto shihet me çorape.
Le të shpresojmë që kjo të jetë një shaka e aktorit, apo edhe ndonjë skenë filmi. Ndërkohë në rast konfirmimi na mbetet të presim dhe të shohim.
Dhe mesa duket është pikërisht ashtu siç e dyshuam…kjo ishte një skenë filmi.
(E.K/SHUPLAKA)