‘Gjirokastra’, marrëdhënia mes diktatorit Hoxha dhe bashkëshortes së tij por edhe trauma nga njëra anë që shkaktoi prishja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Rusisë për çiftet që kishin partner/e rus/e, do të vihet në skenë nga një trupë aktorësh përmes një bashkëpunimi mes Ismail Kadaresë dhe Juri Arabov si dhe producentes ruse, Nina Kovaleva.
Rolin e diktatorit Enver Hoxha do ta luajë aktori i njohur, Neritan Liçaj i cili për gazetaren e Fax News, Edona Haklaj ka rrëfyer edhe disa detaje.
“Është trajtuar pak gabim, nuk është figura qëndrore e filmit Enver Hoxha, por që trajton fatet njerëzore në një diktaturë, ku Hoxha në atë pjesë që ka ndryshon krejtësisht fatet njerëzore që janë edhe fakte historike. Prishja me rusët ndryshoi jetën e çifteve që ishin martuar me rus, polak etj”, tha Liçaj
Pjesë nga intervista:.
Flitet për skena intime mes diktatorit dhe gruas së tij, pse rendim si popull pas kësaj?
Liçaj: Ato portale që hapin lajme të tilla e përhapin për skup, por nuk duhet abuzuar me një temë që ka hapur plagë shumë të mëdha. Nuk mund të bëhesh aq i ndyrë pa u informuar mirë se ke nevojë për klikime, kjo është e pandershme. E ndershme është që vjen ti dhe pyet. Unë kam qenë i persekutuar dhe e di çfaë do të thotë, imagjino ata të tjerët që janë internuar e dënuar mizorisht. Do lutesha të bëhet një gazetari më profesionale jo vetëm për klikime. Nuk dua të lëndoj askënd, nuk është detyra ime, ne jemi artistë dhe tregojmë një realitet në mënyrë artistike, por nuk duam të mbajmë pozicione apo të lëndojmë njeri.
Sa e vështirë ka qenë ta ndash në rolin tënd imazhin e Enver Hoxhës nga vetja, e ka pasur të vështirë ta marësh këtë rol?
Liçaj: Ky është profesioni jonë dhe jemi mësuar me këtë gjë, kam luajtur edhe rolin e vrasësit. Në profesionin tim di ta ndaj vetën nga personazhi që luaj në film. Mu caktua që në fillim ky rol, kishin kërkuar bashkëpunëtor shqiptar. Unë nuk e dija që kishte fare ‘Enver’ në film se nuk e kisha lexuar skenarin.
Ke pasur detaje që i ke shtuar rolit apo që ia keni hequr?
Liçaj: Jo asgjë, kur shkon tek xhirimi, gjërat janë përcaktuar, është thjeshtë proces bërjeje.
Çfarë është diçka që do të na tërheqë ne tek ky film?
Liçaj: Ato që dihen nga pikëpamja historike. Tregon një realitet të vërtetë por brutal. Mendoj se do të jetë nga pikëpamja profesionale një film shumë i mirë.
Si mendoni se do të pritet filmi nga artdashësit?
Liçaj: Jam i bindur që do të shkaktojë reagime të forta dhe nuk më vjen keq për këtë sepse arti duhet të shkaktojë reagime të forta.
Sa kanë zgjatur xhirimet?
Liçaj: Mendoj se rreth 40 ditë pak a shumë.
Ngjarjet që trajton janë shkruajtur nga Ismail Kadare, dhe flet për djem të rinj shqiptarë që shkuan për të studiuar jashtë dhe u kthye në shtëpi me një grua të huaj nga Rusia ose një vend tjetër komunist.
(F.GJ/FAXEB.AL)