Prej disa ditësh është kthyer në qendër të vëmendjes teza e Agron Tufës për heqjen nga qarkullimi të filmave të vjetër shqiptarë të periudhës komuniste që nxisin propagandën.
Shumë e kanë kritikuar dhe disa të tjerë e kanë mbështetur. Një nga mbështetësit e kësaj teze është edhe Erald Kapri, anëtar i Këshillit të Ankesave në AMA.
Ai thotë se nga mbështetja për këtë nismë ka marrë edhe kërcënime fizike nga njerëz të shumtë, dhe pse kanë kaluar vite ne kemi ngelur peng i mendësive të vjetra.
‘’Shoqëria shqiptare është në një krizë të madhe vlerash. Një propozim për shfaqjen e kontrolluar të prodhimeve të propagandës komuniste ka lëshuar një histeri kolektive, deri në kërcënime fizike. Fatkeqësisht 27 vite pas rënies së sistemin të rremë të vlerave, shoqëria jonë nuk po gjen kurajon të përballet me të vërtetën. E kanë bërë polakët, çekët, rumunët, por jo ne. Sot me shumë se kurrë ka nevojë për një Republikë të Re, një republikë vlerash’’, shkruan Kapri.
Discussion about this post