Sot përkujtohet 9 vjetori i tragjedisë së 21 Janarit ku mbetën të vdekur 4 persona ndërsa filmimet që janë regjistruar në atë kohë kanë bërë të mundur të kuptojmë se çfarë ka ndodhur atë ditë, pavarësisht se sot nuk ka ende një gjykim përfundimtar për çështjen.
Operatori që filmoi vrasjen e Ziver Veizit, Ervin Daja ka folur për gazetaren e Fax News, Jonada Zelka nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” rreth asaj ngjarje në të cilën ka qenë jo vetëm dëshmitar, por në njëfarë mënyre edhe ‘protagonist’.
E veçanta sipas tij e pamjeve që ka mundur të filmonte, është se ka kapur planet edhe të vitkimës edhe të personit që ka qëlluar, ndërsa e cilëson si demostratën më të përgjkashme.
“Atë ditë ndodhesha tek kullat në njërin nga ballkonet, ishim live deri në njefarë momenti, pastaj na i këputën kabullat, regjistruam me kasetë. Ka qenë shumë rrëmujë, dera e kryeministrisë u thy. Shikuam dy persona që u shtrinë, pyetëm dhe na thanë se nuk e konfirmonin dot nëse kishin vdekur, redaksia donte ta provonte ngjarjen, nuk mund ta konfirmonim menjëherë. E vaçanta e atij filmimi, sepse kishte edhe operatorë të tjerë që kanë filmuar, por e veçanta ishte se u filmua e gjithë skena, edhe ata që shtinin edhe ata që vdiqën, pasi disa ishin fokusuar tek protestuesit dhe disa tek garda. Erdhën menjëherë në redaksi dhe i morën pamjet. Nuk mund të them se ishte protesta më e dhunshme por ishte e përgjakshme dhe nuk do ta harroj gjithë jetën. Aty kishte filluar një lloj ‘lufte’, ishin hequr të gjithë gurët e bulevardit, qëllonin drejt gardës dhe policisë, nga tarraca e kryeministrisë hidhej gaz lotsjellës”, tha Daja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)