Tiranë – Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë së Shtetit dhe me Policinë e Spanjës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Deportimi”.
Si rezultat i këtij operacioni u realizua deportimi nga Spanja në Shqipëri i shtetasit Kreshnik Haxhiaj, 39 vjeç, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Haxhiaj u arrestua në Spanjë dhe pas procedurave ligjore të ndjekura në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, ai është kthyer në Shqipëri për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
Materialet procedurale janë referuar SPAK-ut, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.