Spektakël dhe emocione të mëdha garanton këtë të shtunë finalja e madhe e Champions League. Paris Saint Germain-Inter do të sfidojnë njëra-tjetrën në stadiumin Alianz Arena për të bërë për vete trofeun më të rëndësishëm në arenën europiane. Ky është takimi i parë zyrtar që këto dy ekipe do të përballen me njëra-tjetrën dhe në ndeshje të tilla ku në 90 minuta do të vendoset gjithçka, nuk ka një favorit! Zikaltërit duan të marrin hak pas asaj finaleje të humbur në 2023 kundër Manchester City.
Lajmi i mirë për trajnerin Inzaghi është rikthimi i Pavar që është kthyer me grupin dhe është gati për italianët. Arma më e fortë e Interit mbetet sulmi që deri më tani ka shënuar 26 gola në Champions League dhe ka eliminuar disa nga pretendentwt kryesorw në këtë kompeticion si Bayern apo Barcelona.
Në anën tjetër për Paris Saint Germain kjo është hera e dytë në histori që arrijnë në një finale Champions League. Hera e fundit ishte në sezonin 2019-2020, ku u mundën 1-0 nga Bayernit që atë fitoi tripletën.
Triumfi në Mynih nuk është vetëm lavdi për dy skuadrat por edhe të ardhura të mëdha financiare që do të përkthehen në një merkato të mirë dhe për edicionin tjetër.
Alianz Arena do të gumëzhijë nga tifozët mbrëmjen e të shtunës ku afro 65 mijë tifozë do të jenë të pranishëm për të shijuar nga afër këtë mbrëmje magjike.
Inter kërkon trofeun e katërt në histori të Champions League, ndërsa Paris Saint Germain po përgatitet për të shkruar historinë për të fituar për herë të parë, trofeun më të rëndësishëm europian..