Trajneri i Juventusit Masimiliano Alegri ka deklaruar se Reali i Madridit është favorit për ta fituar trofeun e Champions League.
Në një intervistë vetëm pak ditë para finales e cila do të mbahet më 3 qershor në Cardiff të Anglisë, trajneri juventin është shprehur se skuadra e tij mund ta fitojë këtë trofe.
Megjithatë Alegri ka kujtuar se nuk duhet harruar që përballë qëndron Reali i Madridit i cili është favorit për ta fituar titullin.
“Besojmë se mund ta fitojmë këtë finale dhe ta sjellim në shtëpi trofeun, por nuk duhet të harrojmë se do të luajmë kundër Real Madridit. Duhet t’i përshtatemi finales me vetëbesim, por duke e ditur se Real Madridi është favorit”, ka thënë Alegri.
Reali i Madridit synon titullin e 12 në Champios League. Kjo do të bënte që Reali të vendoste një record duke e fituar dy herë rresht trofeun duke patur parasysh që Reali e fitoi edhe një vit më parë.(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post